Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Olsi Rama tha se ishte për të marrë një përgjigje nga Prokuroria e Posaçme. Olsi Rama ka bërë kallëzim në SPAK kundrejt Gazment Bardhin për shpifje për akuzat e deputetit se është i lidhur me laboratorin e drogës në Xibrakë.

‘Nuk e di se çfarë ka vendosur SPAK. Kur ta hap do t’ju lajmëroj. E kam bërë kallëzimin sepse e kam konsideruar një manipulim të të gjitha fakteve. Për të dalë e vërteta. Nuk kam asnjë lidhje. Ju e dini se i kujt është automjeti. Unë i kam marrë automjetin për të shkuar dhe për të bërë një udhëtim dy dyditor në Selanik, nuk kam lidhje me asnjë nga personat, vetëm njërin njoh, do të vij kurdo që të jetë nevoja.’- tha Olsi Rama.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *