Shqipëria pritet të hapë grupin e parë të kapitujve për anëtarësimin në Bashkimin Europian në 15 Tetor. Hungaria, e cila mban presidencën e Bashkimit Europian, u ka dërguar një letër vendeve anëtare të bllokut, ku theksohet se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshme për hapjen e këtij kapitulli, i cili ka të bëjë me të drejtat themelore.

Draft dokumenti i grupit negociator, do të shqyrtohet nga Komisioni Parlamentar për Çështjet Europiane. Me këtë dokument, Shqipëria do të prezantohet në konferencën e dytë ndërqeveritare, e cila me shumë gjasë do të duhet të mbahet në 15 tetor.

“Në përputhje me procedurat dhe afatet e Bashkimit Evropian, dokumenti (mbas shqyrtimit nga Komisioni dhe miratimi nga Këshilli i Ministrave) pritet të dërgohet pranë Bashkimit Evropian brenda një kohe shumë të shkurtër për t’i hapur rrugë procedurës (me vendet anëtare) për çeljen negociatave për Grupin e o të kapitujve “Themeloret” dhe organizimit se Konferencës së Dytë Ndërqeveritare, në mundësinë më të parë (indikohet paraprakishi rreth mesit të tetorit 2024)”, thuhet në letër.

Shqipëria përmbushi me sukses procesin “screening” për gjashtë grup kapitujt në Bruksel, duke plotësuar detyrimet për çeljen e kapitujve të pare, përfshirë zbatimin e Reformës në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit, dënimin e ish zyrtarëve dhe politikanëve të përfshirë në blerjen e votave apo progresin në reformën administrative.

Sipas raportit të Komisionit Europian, Shqipëria ka bërë progress në ristrukturimin e sistemit të drejtësisë, përfshirë vettingun e gjyqytarëve dhe prokurorëve. Po ashtu në raport citohet edhe puna në luftën kundër korrupsionit.

“Shqipëria ka zbatuar një reformë thelbësore në drejtësi që nga viti 2016. Po përgatitet një strategji e re kundër korrupsionit për 6 vite (2024-2030) Është rritur nuumri i personave të cilët janë hetuar apo dhe dënuar për korrupsion. Kuadri ligjor po jep rezultat në process”, raporti i Komisionit Evropian.

Bashkimi Europian ka vendosur që pas çeljes së negociatave në 2022, me një rrugëtim të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria do të vazhdojë rrugëtimin i ndarë nga Maqedonia e Veriut./abcnews.al

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *