Me vjeshtën e zgjatur me temperatura të larta u ndamë këtë fundjavë. Vendi ynë është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore duke filluar nga nata që lamë pas, për të vijuar edhe gjatë ditës, por duket se reshjet më të mëdha do të bien të martën e javës që vjen.
Reshje bore ka në Korçë, Dibër dhe në zona të tjera juglindore të vendit. Në Dardhë trashësia e borës ka mbërritur në 40 cm. Autoritetet rrugore njoftojnë përdoruesit e makinave që të përdorin zinxhirë.
Në ditët që vijnë pritet të ngrihen temperaturat në një masë të vogël.
Parashikimi sipas Meteoalb:
Vijojnë reshjet e shiut dhe borës sonte gjate natës dhe ditën e diel ne zonat Jugore; reshje me te pakta do te ketë ne zonat Lindore. Zonat Qendrore dhe Veriore paraqiten me reshje te izoluara. E hëna përmirëson përkohësisht kushtet e motit por mbrëmja e të hënës dhe e marta sjellin reshjet ne territor.
Temperaturat e ajrit mbeten te ulëta ne fundjave dhe te hënën ndërsa rritje graduale pritet për te martën dhe ne vijim; me e ndjeshme ne temperaturat minimale te cilat parashikohet te kalojnë ne vlera mbi zero.
Veritas.com.al/