TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve të Kuvendit të Shqipërisë. Kreu i grupit Kuvendor të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se nuk ka një vendim mbi kërkesën e SPAK.

Ai theksoi se në Kuvend do të shkohet me dy raporte.

“Me arsye të plota Kuvendi ka marrë kohën e nevojshme për këtë proces pas edhe përfshirjes së Gjykatës Kushtetuese. Diskutimi i sotëm dhe pyetjet e anëtarëve të këshillit ka hedhur dritë mbi elementin thelbësor, prezumimin e pafajësisë. Askush nuk është i fajshëm sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë të gjykatës. Pala tjetër nuk kishte nevojë për shqyrtim se e kishin marrë vendimin e tyre për qëndrimin.

Në rastin tonë, në emër të 5 deputetëve të PS kam informuar këshillin e mandateve se sa i përket propozimit të grupit të PD për dhënien e autorizimit ne nuk ishim dakord me atë mënyrë si është propozuar dhe do kemi një diskutim dhe një informim nga ana ime në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PS. Nuk e jep autorizimin këshilli, por e jep seanca plenare. Pas atij komunikimi. i cili grupi i PS, në përfundim të këtij procesi sapo kolegu im Ulsi Manja të ketë hartuar plotësisht raportin në emrin e 5 deputetëve tanë, do kemi dy relatorë, zoti Manja do hartojë raportin tonë ndërkohë që PD do sjellë raportin e saj.”, tha ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *