Dy persona raportohet të kenë mbetur të vrarë me armë zjarri këtë të martë në Roskovec të Fierit. Burime parapake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurjan, në rrethana dhe për shkaqe momentalisht të panjohura.

JavaNews mëson se viktimat janë kushërinjtë Lavdimir Hysni Kurtaj 46 vjec dhe Gramos Haxhi Kurtaj 52 vjeç.

Ndërsa autor i dyshuar i krimit të rëndë është Altin Kuka, 49 vjeç. Ky i fundit mësohet se është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e krimit.