Më se njëqind shoferë ambulancash në Paris, të hënën në mëngjes, iu bashkuan protestave, ndërsa presidenti Emmanuel Macron përballet me presionin nga lëvizjet popullore të frymëzuara nga ‘Jelekët e Verdhë’.
Protestuesit bllokuan sheshin ‘Place de la Concorde’afër Asamblesë Kombëtare në qendër të Parisit rreth orës 5:30 am sipas orës lokale; duke iu rënë sirenave dhe duke mbajtur baner ku dënohej qeveria e mandatuar për reformat në industri- raportoi France Info.
Protestuesit hodhën goma në zjarret e ndezura në rrugë, ndërsa të tjerët thërrisnin: “Macron tërhiqu!” sipas ‘the Associated Press’. Një protestues mbante në duar një pllakat ku shkruhej “Shteti më vrau”.
Në solidaritet me Jelekët e Verdhë, të cilët kanë protestuar për rritjen e shpejtë të taksave të karburanteve çdo fundjavë për tre javë me radhë, është rritur sensibiliteti te njerëzit.
Veritas.com.al/