Pasi bllokuan foltoren në seancën e fundit plenare, deputetët e Partisë Socialiste depozituan kërkesën e tyre për përjashtimin e 8 deputetëve të Partisë Demokratike.

Në përfundim të mbledhjes të zhvilluar te Komisioni i Votimit dhe Etikës, u mor vendimi për për përjashtimin me 10 ditë të këtyre deputetëve.

Sipas tyre ky vendim përbën një shkelje flagrante të rregullores së Kuvendit dhe një akt që cenon pluralizmin në vend.

Deputetët e përjashtuar janë: Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.