Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, në afërsi të gjykatës së qytetit, ky pas një sherri mes dy personave, njëri prej tyre ka mbetur i vdekur.
Raportohet se, dy personat e përfshirë në sherr kanë përdorur mjete rrethanore duke goditur njëri-tjetrin, goditje, që për njërin prej tyre, ka rezultuar fatale për jetën.
Paraprakisht mësohet se viktima ka qenë ndërtues. Ai është identifikuar si Armando Memshani, 55 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen pasi është goditur me grusht
“Vlorë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.”
Njoftimi i Policisë së Vlorës