Një kompani Përmbaruese është paraqitur sot në mëngjes në portën e Çadrës së Cirkut në Tiranë dhe ka tentuar që të hyjë me forcë brenda ambienteve të artit.
Përmbarimi ka një vendim gjykate për sekuestrimin e një sipërfaqeje toe pre 400 metra katrorë ku është vendosur Çadra e Cirkut.
Artistët e Cirkut janë përplasur me përmbaruesit në portën e Çadrës, duke mos i lejuar që të zaptonin ambientet e Cirkut.
Ata thonë se në qoftë se sipërfaqes së Çadrës i shkëputet toka prej 400 metra, atëherë Cirku del jashtë përdorimit… Dhe artistët mbetën në rrugë.
Veritas.com.al/