(FOTO: Disa rrugë në Greqi janë inonduar nga më shumë se 1 m. ujë)/
Përmbytjet, të shkaktuara nga shirat e furishëm, kanë lënë të paktën nëntë persona të vdekur në tre qytete pranë kryeqytetit grek, Athinë- sipas zyrtarëve.
Qytetet industriale të Mandra, Nea Peramos dhe Megara, 27km në perëndim të Athinës, ishin më të prekurat.
Shumica e atyre që humbën jetën janë të moshuar. Trupat e tyre janë gjetur brenda banesave të tyre.
“Gjithçka ka humbur. Katastrofa ishte biblike”, tha kryetari i Bashkisë në Mandra, Yianna Krikouki told sipas televizionit shtetëror ERT.
Të paktën 10 persona janë dërguar në spital dhe tre të tjerë janë akoma të humbur.
Kryeministri Alexis Tsipras ka shprehur ngushëllimet për viktimat.
Shira shumë të fortë kanë goditur Greqinë për gati një javë.
Veritas.com.al/