Zona e Shkodrës vazhdon të ketë probeme me përmbytjet pas reshjeve të dendura të shiut. Kështu, në Velipojë janë 350 ha sipërfaqe toke e përmbytur në fshatrat Luarz, Ças, Baks i Ri dhe Reç i ri.
Raportohet se nuk ka shtëpi të përmbytura, por në 8 banesa ka prezencë uji në oborre.
Furnizimi me energji elektrike nuk ka munguar, ndërsa qendrat shëndetësore kanë qenë në gatishmëri. Shkollat dhe kopshtet funksionojnë normalisht.
Në Anën e Malit niveli i ujit ka rënë me 10 cm. Ndërkohë 1300 ha toke bujqësore është përmbytur në fshatrat Oblikë, Obot Muriqan , Shtuf e Velinaj.
Gjithë problematikat:
Rruga e Obotit e bllokuar rreth 150 cm lartësi në rrugë.
Shtepi të përmbytura 8.
Prezencë uji në oborre rreth 140 cm (fshati Obot.)
Shumë garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Obot.
Në fshatin Muriqan (Lagja Xhakaj e Kurtaliaj) 2 shtëpi me prezencë uji.
Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.
Rruga Obotit e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon).
Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).
Ujësjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).
Qendrat shendetësore në gatishmëri.
Energji elektrike ka në të gjithë zonën.
SPZ e zonës në gatishmëri.
UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).
Varkat e FA, reparti BMR Tiranë, janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).
Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 3 m.
E bllokuar rruga Goricë, mbi 50 cm ujë (kalohet me makina ushtrie).
Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pa mundur.
Situata është shumë kritike (dita 37 e përmbytjeve).
Gjendja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë (përmbytur garazhe e stalla bagëtish).
Fshati Obot në gjendje të jashtëzakonshme rrezikshmërie.
VERITAS.COM.AL