Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim i ka dalë në krah kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit u ‘përplas’ me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbi faktin se sipas Rusisë është NATO dhe BE ajo që nuk e lejon Tiranën zyrtare të ketë marrëdhënie të mira me Moskën.

Rama iu përgjigj ministrit Lavrov se askush nuk na ka detyruar të jemi pjesë e NATO dhe BE, por ‘NATO dhe BE janë zgjedhja jone”.

Zonja ambasadore Yuri Kim,  shkruan se Lavrov u përpoq që t’i jepte leksione Shqipërisë se si NATO dhe BE po pengojnë Tiranën që të ketë raporte të mira me Moskën.

Ndërsa më tej ajo citon kryeministrin Edi Rama i cili në përgjigjen e tij ndaj Lavrovit theksoi se: Ne nuk jemi pjesë e NATO-s dhe aspirojmë për në BE sepse jemi të detyruar por sepse ne e kemi zgjedhur vetë dhe për këtë jemi krenarë që jemi pjesë e kësaj familjeje të madhe’.

Kim ka përzgjedhur këto dy fraza të kryeministrit shqiptar Rama:

“Askush nuk na detyron. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe.”

“Do ta shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur Ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur. .. ”

VERITAS.COM.AL