Europa është mbërthyer nga kthetrat e terrorit. Pas Barcelonës, momente frike ka përjetuar edhe Finlanda e Gjermania.

Dy të vdekur dhe tetë të plagosur është bilanci i një sulmi me thikë në qytetin jug-perëndimor të Turkut në Finlandë.

Policia arrestoi një prej autorëve të dyshuar pasi e qëlloi me plumb në këmbë, por paralajmëron se agresorë të tjerë mund të jenë në arrati.

Ngjarja ndodhi në sheshin e tregut të Putorit. Sipas dëshmitarëve, agresorët ishin tre dhe kishin thërritur “Allahu Akbar” në momentin e sulmit.

Pas sulmit, policia finlandeze njoftoi përforcimin e masave të sigurisë në aeroport e stacionet hekurudhore të Helsinkit dhe u kërkoi qytetarëve që të qëndrojnë larg qendrës.

Ndërkaq, në rrjetet sociale, autoritetet finlandeze ftojnë qytetarët që të ofrojnë informacione që do të ndihmonin në kapjen e atentatorëve të tjerë.

Një sulm i ngjashëm ndodhi pak orë më vonë në Dyseldorf të Gjermanisë. Një burrë u qëllua për vdekje me thikë në një dyqan në Elberfeld, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Policia mbërriti menjëherë në zonë, ku u mobilizuan edhe forcat speciale. Sipas mediave lokale, agresori është ende në arrati.

Veritas.com.al/