Britania nuk ka propozuar ndonjë alternativë  të realizueshme para qeverisë  së vet për marrëveshjen e tërheqjes  nga Brexit, tha të hënën BE pas bisedimeve me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, të cilat përfunduan pa ndonjë gjetje të madhe.

BE tha se takimi mes Johnson dhe presidentit të Komisionit, Jean-Claude Juncker dështuan për të shtruara ndonjë alternativë mbi propozimet mbi kufijtë e Irlandës së Veriut që lideri Britanik e ka kundërshtuar.

Johnson ka pranuar që ta largojë Britaninë nga blloku, duke caktuar datën 31 tetor, edhe pse parlamenti e ka urdhëruar që të mos bëjë një tërheqje të tillë pa një marrëveshje me BE fillimisht.

Bizneset dhe kundërshtarët e Brexit thonë se largimi pa marrëveshje do të shkaktojë kaos ekonomik teksa Britania shkëput lidhjet me tregun e hapur me Bashkimin Evropian pas 46 vjetësh.

Pas një fundjave në të cilën ai e krahasoi veten me heroin e një kryevepre komike Hulk, lideri Britanik shijoji një drekë pune të shoqërisë së lartë me zogj dhe peshk të ujërave të Atlantikut të Veriut, së bashku me Juncker në Luksemburg.

Downing Street e konsideroi vizitën e Luksemburgut si pjesë e përpjekjeve për të negociuar një divorc të rregullt nga unioni para samitit të BE të 17 Tetorit.

Veritas.com.al/