
KORÇË- Ambasadori ukrainas në Shqipëri Volodymyr Shukrov pëson infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë, niset me urgjencë në spitalin e Korçës.
Sipas informacioneve gjendja e tij është stabël, por pas ndihmës së parë që mori në Korçë, diplomati është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar ,
Burime nga policia bëjnë të ditur se ambasadori nuk ka patur takim pune në qarkun e Korçës, por ka qenë me bashkëshorten e tij në Voskopojë për të vizituar fshatin turistik./abcnews.al
Komente