Ekziston një tren në Shqipëri. Dhe sot në të kanë hipur jo pak por 45 shtetas gjermanë. Udhëtimi është nga Vora drejt Shkodrës, por pikërisht në Lezhë, apo në zonën e Fishtës, kanë pasur një suprizë të veçantë, raporton newsbomb.al.

Eshtë stafi i pikës së Agroturizmit “Mrizi i Zanave” që ka surprizuar mysafirët e vecantë nga Gjermania. Me kostume popullore të zonës, vajzat janë ngjitur në tren dhe kanë shërbyer, petulla, mjaltë e raki.

Duket se nisma është pritur mjaft mirë, e vizitorët kanë mbetur të surprizuar. Dhe sic duket nga foto, edhe vagoni I trenit është në gjendje të mirë, I mirëmbajtur për udhëtim. /Newsbomb.al/

Veritas.com.al/