Pas kaq shumë diskutimesh dhe hamendjesh mbi marrëveshjen e fshetë Rama- Basha, më në fund është një realitet i ri: Marrëveshja ka në qendër pagesën prej 11.6 milionë euro ë qeveria akordon për pagesën ndaj vjehrrit të Lulzim Bashës, Xhafer Isufit.

Qeveria, sipas raportimeve, ka firmosur pagesën për dëmshpërblimin ndaj zotit Isufi, për shkatërrimin e pallatit të ndërtuar prej tij në Ujin e Ftohtë në Vlorë. Shembja e pallatit ku banonin shumë qytetarë është bërë me urdhër të kryeministrit Rama. Debati i asaj kohe mbi shembjen e pallatit mori sens politik dhe u komentua sikur Rama e ka kryer shembjen për shkak se ishte pronë e kryetarit të Opozitës, Lulzim Basha.

Mjaftuan vetëm katër vjet që ‘father in law’ i zotit Basha të arrinte deri në gjykatën e Strasburgut, të fitonte çështjen- sipas burimeve- dhe tani zoti Basha të ulet në një marrëveshje me ‘armikun’ që i pat shkatërruar  pasurinë para 4 vjetësh.

Marrëveshja e fshehtë e 18 Majit u krye në kushtet e një presioni shumë të madh politik të opozitës ndaj qeverisë për ‘zgjedhje të ndershme’, për luftën kundër kanabisit dhe dekriminalizimin e pushtetit. Militantët e PD kishin hyrë në një protestë 90 ditore në një çadër të vendosur para selisë së qeverisë me kërkesa politike.

Por papritur aksioni politik i opozitës mori kthesë radikale, duke lidhur një marrëveshje të fshehtë mes kryetarit të Opozitës dhe kryetarit të Qeverisë.

Asnjë herë deri më sot nuk është thënë qartë cila marrëveshja, për çfarë dhe terma të tjerë. Prandaj edhe u quajt “Marrëveshje e Fshehtë”. Lulzim Basha ka deklaruar se marrëveshja ishte bërë ‘nën presionin e ndërkombëtarëve’.

Prova e fundit dëshmon se marrëveshja e fshehtë ka pasur si objekt dhënien pa pengesa të shumës 11.6 milionë euro nga thesari i shtetit për vjehrin e kryetarit të Opozitës, Basha.

Veritas.com.al/

rama komey