Burime për Top Channel kanë bërë me dije se një zjarr i madh ka rënë në qendër të Golemit në Kavajë.
Flakët duken edhe në distancë qw nga deti ose edhe nga qyteti i Durrësit, ndërkohë që banorë të zonës së plazhit bëjnë të ditur se pak minuta më parë ka pasur dhe një shpërthim.
Paraprakisht bëhet e ditur se shkak për zjarrin në Golem është bërë këputja e një kabulli të tensionit të lartë.
Pas këputjes, kabulli ka rënë mes pishave dhe ka shkaktuar zjarrin që po vazhdon pa pushim. Ndërhyrja po bëhet nga reparti zjarrfikës Kavajë qw po lufton me flakët.
Veritas.com.al/