Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK.
Pas daljes nga SPAK, Ndreu ka dhënë një komunikim të shkurtër për mediat.
Ai u shpreh se paraqitja e tij në SPAK nuk ka lidhje aspak me korrupsionin, por thjesht është një kallëzim politik.
“Zero shkelje procedura, zero dëm ekonomik. Ka një problem ku PD e Lezhës nuk është dakord t’i bëjmë trotuarin Lezhës, për të shpëtuar njerëzit. Jam në cilësinë e personit nën hetim, vepra penale e shpërdorimit të detyrës. Pra thashë është kallëzim politik dhe nuk ka të bëjë me korrupsion apo shkelje të barazisë në tenderë”, ka thënë ai pas daljes nga ambientet e SPAK.