Nga: Veritas Albania/

Një anije me emigrantë, e ngarkuar sipas misioneve të shpëtimit të NGO, dhe që ka në bord 141 emigrantë, i është afruar brigjeve jugore të vendeve të BE.

Ministri i Brendshëm dhe zëvendës- kryeministër i Italisë, Matteo Salvini, dje e hënë ka thënë se anija me emigrantë ‘Aquarius’ nuk do të lejohet të hyjë në portet e Italisë.

“Anija Aquarius NGO me 141 emigrantë të tjerë në bord: Me pronar Gjerman, e rentuar nga NGO Franceze, me ekuipazh të huaj, në ujërat Malteze, me flamur nga Gibraltar,” shkruan Salvini në Twitter.

“Nija mund të shkojë ku të dojë, por jo në Itali! Ndal trafikimit të qenieve njerëzore  dhe bashkëfajtorëve # portsclosed and #openhearts”, shkruan Salvini, lider i partisë së djathtë League.

Anija Aquarius, e marrë me qira nga NGO  Mesdhetare SOS dhe e menaxhuar nga ‘Mjekët pa Kufi’ (MSF) ishte në qendër të gridjes ndërkombëtare në qershor kur Italia dhe Malta refuzuan ankorimin e saj në portet e veta.

Sot në mëngjes, gjashtë vende të BE  ranë dakord që të pranojnë anijen Aquarius me emigrantë, raporton gazeta spanjolle El Pais ditën e  martë.

Prej 141 emigrantëve Spanja do të marrë 60 azilkërkues- tha e përditshmja. Franca dhe Lisbona do të marrin gjithashtu disa emigrantë. Sipas medias portugeze, anija Aquarius do të ankorohet në portin e Maltës.

Malta dhe Italia kanë refuzuar që të pranojnë anijen që të hyjë në portet e tyre.

Veritas.com.al/