Disa mbështetës të kreut të PL-së, Ilir Meta kanë dalë në protestë para SPAK duke kërkuar lirimin e tij. Gazetari Ermal Vija raporton se ata mbajnë disa pankarta në duar, me thirrje si ‘jo drejtësi me regji’.
Policia ka marrë masa dhe ka vendosur një kordon sigurie pranë Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedu Blushi mbajti një fjalim, duke hedhur akuza ndaj SPAK.
“Ne jemi sot këtu sepse SPAK është sot mbrojtësi i vetëm i krimit ekonomik e shtetëror të kësaj narko qeevrie. Korrupsion dhe krim shtetëroro-ekonomik, përmasat e të cilit janë aq të rënda sa kanë tronditur themelet e ekonimisë së vendit dhe kanë detyruar mbi 1 milionë shqiptarë të largohen. SPAK është mbrojtësi më i madh i pastrimit të parave të pista, sepse nuk lëviz as gishtin, por mbyll sytë përpara kullave dhe intestimeve me para të pista, pak metra larg kësaj godine. SPAK është mbrojtësi i korrupsionit shtetëror politiko-ekonomik, të lidhura me afera si McGonigal”, tha Blushi.