Presidenti Trump mirëpriti deklaratën pajtuese n ga Koreja e Veriut ku thuhet se mbetet e hapur për të biseduar pas të Enjtes kur ai u tërhoq nga samiti me liderin autokrat të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

“Ishte një deklaratë shumë e mirë”, tha Trump teksa po largohej nga Shgtëpia e Bardhë për të mbajtur një fjalim në Akademinë Detare.

“Ne do të shohim çfarë ndodh- samiti mund të jetë edhe në 12 qershor”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara , Donald Trump tha të Premten se është e mundur që të zhvillohet samiti i planifikuar me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong, dhe pikërisht në 12 qershor kur ishte planifikuar fillimisht.

Deklarata e zotit Trump erdhi një ditë pasi ai kishte anuluar takimin duke cituar Phenianin si “tmerrësisht të zemëruar dhe në armiqësi të hapur”.

Veritas.com.al/