(FOTO: Loretta Lynch)

Në Washinton dhe në gjithë botën po bëhet pyetja: Çfarë ka pas bombës së FBI mbi Hillary Clinton në Tetor? Mos vallë prokurorja Përgjithshme, Loretta Lynch po përgatitet për një “Surprizë Nëntori”?

Ndërsa sondazhet po tregojnë se përkrahja ndaj Clinton ka rënë pas “surprizës së Tetorit” nga FBI mbi emailet e Hillary, mbështetësit e Donald Trump kanë frikë se mos ka mbetur diku ndonjë gjë “surprizë” që do të dëmtonte imazhin në ngjitje të kandidatit Republikan.

Edhe para se të plaste bomba e FBI mbi emailet, FBI kishte deklaruar se “nuk ka asgjë kriminale” në emailet e Clinton; por doli që kishte një bombë të madhe. Kësaj metode i frikësohen Republikanët nga ana e tyre.

Ish prokurori Federal Andrew McCarthy shkroi të Martën në “National Review” se FBI “nuk është në ndonjë presion të mahnitshëm për rishikimin e dhjetëra mijëra emaileve të Clinton, që ishin depozituar në serverin privat të çiftit Huma Abedin dhe Anthony Weiner.”

Ai vazhdoi: “Çështja është se i duhet kërkuar Byrosë që të shpallë para datës 8 Nëntor se çfarë po ndodh me informacionin e klasifikuar dhe çfarë emaile janë gjetur”. Në qoftë se nuk do të zbulohet krimi, atëherë kjo e “shkarkon” Hillary-në,  tha ish prokurori federal.

Vetë kampi i Clinton ka bërë presion mbi drejtorin e FBI, Comey, që të japë sa më shpejt dhe sa më të detajuar informacionin e plotë. Edhe senatorët demokrat amerikanë demokratë kërkuan “më shumë detaje në informacion”, duke shpresuar se në emaile ka broçkulla të shkruara mes Clinton e Huma, ose Weeiner dhe vogëlusheve që admironte ai.

FBI kishte shpresë që të kompletonte seleksionim e emaileve brenda pak ditësh, por zyrtarët e zyrës akoma nuk kanë vendosur se si ta bëjnë këtë. Akoma zyrtarët e FBI nuk mund të thonë se kur do ta kompletojnë rihapjen e gjithë email-eve. Aq më tepër dyshohet se kjo mund të arrihet deri në ditën e Zgjedhjeve.

Revista “The Times” raporton se “ agjentët po përdorin programe kompiuterash që shoshisin emailet, por që duhen kaluar një nga një”, gjë që kërkon shumë kohë deri në emailin numër 65 000.

Gjithashtu të Hënën, agjencia “Associated Press” shkroi në  “BREAKING: Departamenti i Drejtësisë do t’i dedikohet për një shikim të shpejtë të Email-eve”.

Të hënën Departamenti iu përgjigj demokratëve:  “Ju sigurojmë se do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me FBI dhe do të bëjmë hapat e duhur”.

/Veritas.com.al/