Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale ka reaguar sërish për shtetin bektashi.

Sipas kreut të qeverisë, ky komunitet duhet të ketë një mbështetje të veçantë për shumë arsye.

“Jo mor xhan si do të copëtojmë shtetin shqiptar me krijimin e shtetit bektashi. I copëtuar të duket shteti italian që ka nja dy struktura. Do të ftoja të ndiqje fjalën time për 95 vjetorin e vendosjes së komunitetit bektashi se përse duhet t’i jepet një mbështetje. Bëhet fjalë për një entitet që nuk ka dogana e nuk ka taksa”, tha Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *