Pasi dha lajmin për krijimin e Akademisë Kombëtare të Aviacionit Civil dhe nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, kryeministri Edi Rama nga Vlora tha se qeveria është duke punuar dhe biseduar në disa drejtime me partnerët.

Bëhet fjalë pikërisht për ushtrinë dhe industrinë e mbrojtës. Sipas kreut të qeverisë po punohet për krijimin e një industrie të mbrojtjes dhe të prodhimit të mjeteve që do u vijnë në ndihmë ushtarakëve shqiptarë.

Rama tha se në këtë mënyrë jo vetëm që rritet industria e mbrojtjes, ushtria, por rritet dhe eksporti e në këtë mënyrë rrjedhimisht edhe ekonomia.

“Po përjetojmë një proces tërësisht befasueshëm, të qasjes nga mbrojtjes dhe idesë ndaj luftës në një botë ku duket se konflikteve nuk duket se po shuhen, por po bëhen më të ndërlikuara, për shkak te teknologjisë që po bëhet marramendëse.

Dhe për ne ka ardhur nevoja që t’i shfaqemi këtij procesi transformimi. Jemi në një proces diskutimesh në disa drejtime, thelbi është që të lindin industrinë tonë të mbrojtjes dhe të ushtrisë. Jemi shumë optimistë kemi partnerët dhe aleatët tonë të duhur, jo vetëm Izraelin, por dhe SHBA, Turqi dhe shtete të BE. Jemi duke punuar. Rritjen e buxhetit të mbrojtjes do ta vazhdojmë duke shtuar mbështetjen për ushtarakët tanë, jo vetëm tek paga, por dhe tek strehimi.

Këtë ta fokusojmë dhe tek prodhimi, ngritja e një baze të mirë formuese në Shqipëri, për t’u vënë në shërbim Forcave të Armatosura mjetet më të sofistikuara, por dhe duke eksportuar. Duke bërë dy gjëra duke krijuar një bazë industriale të sofistikuar, nga ana tjetër duke e përdorur rritjen ushtarake, për të rritur ekonominë e vendit tonë”, tha kryeministri Edi Rama

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *