Muaji janar ka shënuar kurbën më të lartë të prekurve me virozat dhe gripin stinor. Javën e fundit referuar statistikave ka një rënie të lehtë të të prekurve. Por sërish mjekët theksojnë se duhet pasur kujdes, pasi edhe muaji shkurt mbetet shqetësues.
Vaksinimi,- ka këshilluar Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është shumë i rëndësishëm dhe qytetarët nuk duhet ta neglizhojnë.
Situata do të mbetet nën kontroll edhe gjatë muajit shkurt për shkak edhe të luhatjeve të temperaturave.
Brataj gjithashtu ka nënvizuar se këtë vit kanë qarkulluar katër viruseve, duke dominuar gripi me 25-27 përqind.
“Vaksinimi sidomos për fashat që janë në rrezik është shumë i rëndësishëm. Vaksina ka treguar efikasitetin e vet për të gjitha llojet e sëmundjeve”, tha ndër të tjera ai.
Grupmoshat më të prekura dhe më të rrezikuar mbeten personat që janë të sëmurë kronik, por moshat e treta apo fëmijët.
Komente