“Procesi i integrimit në BE nuk varet nga ne, ne thjesht bëjmë punën tonë”, deklaroi presidenti i Serbisë gjatë fjalës së tij në konferencën e mbajtur pas takimit të Samitit të Ohrit.

Më tej, Aleksandar Vucic u shpreh:

“Do takoj Macron, do e pyes për shtetet tona dhe do i kërkoj mbështetje.”

Teksa riktheu vëmendjen te çështja e mini-shengenit, Vucic tha:

“Mini-Shengeni ballkanik është një nismë shumë e mirë për vendin tonë. Është e rëndësishme se si u morëm vesh në një kohë të shkurtër për të arritur një marrëveshje që është në të mirë të qytetarëve tanë”, deklaroi ai.

Më tej shtoi se nga kjo marrëveshje të tre vendet do të kursejnë rreth 260 milionë dollarë.

Njësoj si Zaev, Vucic lajmëroi se qytetarët e rajonit do të mund të udhëtojnë nga një shtet në tjetrin vetëm me letërnjoftim.

“Mua më intereson të bëj diçka të mirë që t’i shërbejë popullit timn ë Serbi. Nuk ka nevojë të mbyllim kufijtë, duhet të mendojmë për të mirën e përgjithshme.”, tha Vucic.

 

Veritas.com.al/