Në një intervistë për A2 CNN, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka pasur është shprehur këmbëngulës për të ndarë Policinë e Shtetit nga krimi. Përballë gazetares Fjorela Beleshi, Balla bëri një paralajmërim të fortë për të gjithë efektivët e inkriminuar.

“Sky ESC dhe EncroChat nuk janë ato që ju njihni, këto aplikacione kanë pasur një pagesë, qira mujore përdorimi shumë të lartë dhe deri tani rezulton se ato që kanë pasur akses kanë qenë persona me veprimtari kriminale dhe ky standard që ne vendosëm në Policisë e Shtetit ka të bëjë me një standard që e nisi Shqipëri dhe vende të tjera që kanë pasur këtë problematikë po e vlerësojnë për ta aplikuar se është një standard”. Duroni, do jeni kohë, jemi në kontakt me Europol dhe do të vazhdojmë që ta thellojmë këtë ndarje përfundimtare të Policisë së shtetit nga krimi”, tha Balla.

Ndalur të Vettingu në Polici, Balla theksoi se ai nuk do të dështojë siç ka ndodhur në të kaluarën, por të gjithë zyrtarët e lartë do të kalojnë në një sitë, me qëllim vetëpastrimin e Policisë.

“300 funksionarë të lartë në Policinë e Shtetit, pastaj ato në AMP dhe në Gardë do të vetohen në mënyrë strikte. Pra asnjë funksionar i Policisë së Shtetit, që përfshihet në këto funksione nuk do të mund të qëndrojnë në detyrë nëse nuk plotësojë kriteret. Nuk do të dështojë se është një dimension i rëndësishëm i vetëpastrim të Policisë së Shtetit”, tha Balla.

Përtej detyrës së tij si ministër i brendshëm, Balla ka edhe një qëndrim shumë të prerë edhe sa i takon zhvillimeve politike në parlament, me opozitën, por edhe përtej saj. Ndalur pikërisht këtu, te kaosi i shkaktuar së fundmi nga opozita, Balla thotë se e gjitha bëhet për të mbrojtur Sali Berishën.

“Për të ngritur komisionet hetimore? Të gjithë e dinë qartë se këto nuk janë arsye.  Më vjen keq që disa aty nga opozita nuk kanë kuptuar që në demokraci çështjet zgjidhen me dialog, jemi ulur, kemi zgjidhur, nuk kam parë asnjë kërkesë nga ana e drejtuesve të asaj pjese nga opozita, që të kërkojnë në takim me kreun e grupit të PS, Çuçi, nuk kam dëgjuar që opozita nuk i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Situata u krijua kur u ngrit një akuzë dhe u mor i pandehur Non Grata e një pjese të opozitës”, përfundoi Balla në një intervistë në A2 CNN.