KONSTANTIN TESTORIDES, Associated Press

SHKUP, Maqedonia e Veriut (AP) – Policia në Maqedoninë e Veriut zbuloi 56 emigrantë gjatë një kontrolli rutinë të një kamioni dhe arrestoi shoferin nën dyshimin se i përket një unaze trafikimi që i sillte ata nga Greqia, thanë autoritetet të dielën.

Incidenti ndodhi të Shtunën vonë në qytetin Gjevgelija, afër kufirit me Greqinë, rreth 160 kilometra (100 milje) në jug të kryeqytetit, Shkupit. Shoferi i kamionit u identifikua si një shtetas 46 vjeçar Maqedonas.

Emigrantët, 54 Pakistanezë dhe dy Afganë, pritet të transferohen në një qendër paraburgimi në Gjevgelija në pritje të dëbimit përsëri në Greqi.

Maqedonia e Veriut ka rritur patrullimet në kufirin me Greqinë, pasi Turqia hapi kufirin e saj javën e kaluar për emigrantët që të largohen.

Kryeministri i përkohshem Oliver Spasovski tha të Dielën se Maqedonia e Veriut do t’i rezistojë çdo përpjekjeje të emigrantëve për të kaluar kufirin.

“Ne do të kemi tolerancë zero dhe nuk do të lejojmë hyrjen e emigrantëve, sepse kjo është politikë e të gjitha shteteve në rajon,” tha Spasovski.

VERITAS.COM.AL