Policia e Shtetit ka bërë bilancin e ngjarjes së mbrëmshme.

Deklarata e zv. Drejtorit Albert Dervishaj

Si pasojë e dhunës janë plagosur 19 policë në krye të detyrës, njëri prej të cilëve me thikë. Janë dëmtuar edhe 4 automjete shërbimi të policisë.

Nëpër spitale kanë qenë 5 shqiptarë, 3 italianë dhe 2 holandezë, janë larguar

Policia fillimisht I ka bërë thirrje që të ndalin. Në raport me sjelljen dhe kundërveprimin, nga policia është ndërhyrë në mënyrë proporcionale duke bërë të mundur shpërndarjen e tyre.

48 italianë dhe 12 shtetas holandezë janë shoqëruar

Leva, dorëze hekura, shkopinj, mjete piroteknike etj. Po kryhen hetimet.

Janë deportuar 80 tifozë italianë huliganë, do të ndiqen procedurat për përjashtimin përgjithmonë nga aktivitetet sportive

Policia vlerëson sjelljen e qytetarëve të Tiranës. Vlerëson maksimalisht edhe qasjen sot, ku qytetarët shqiptarë kanë vlerësuar maksimalisht thirrjen e autoriteteve për të minimizuar lëvizjet dhe për të mos përdorur automjetet. Apelojmë bizneset që të mos tregtojnë pijet alkoolike në shishe dhe gota qelqi.

Thirrje për tifozët italianë dhe ata holandezë që të sillen dhe të veprojnë si evropianë, të zbatojnë ligjet shqiptare. Ligji do të zbatohet me rigorizitet. Neni 235 parashikon dënim deri në 5 vite burg. Është vepër penale dhe kur kruhet në bashkëpunim dhe duke ushtruar dhunë dënohet deri në 7 vite. Edhe mosbindja ndaj urdhrit të policit dënohet me gjobë deri në burgim.