Policia e Shtetit nxjerr bllof Sekretarin e Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi, i cili dje deklaroi se në makinën tip Mercedes Benz ML që u ndalua nga “struktura e mbrojtjes së votës në PD” kishte karta identiteti dhe para për blerjen e votave.

Sipas drejtuesit madhor Ardi Veliu, nga kqyrja që grupi i hetimit i ka bërë automjetit tip Mercedes Benz ML pa targa, i gjetur në vendngjarje, nuk ka konstatuar sende të kundërligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshim për shitblerje të votës.

Kjo deklaratë e Policisë tregon se në makinën të cilën kishin ndaluar ish-ushtarakët dhe ish-policët pjesë e shtabit të PD në Elbasan, nuk ka pasur as para dhe as karta identiteti. Megjithatë, Veliu theksoi se Policia ka sekuesturar pamjet filmike të cilat pritet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

10 persona janë arrestuar për këtë ngjarje, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Ai është Klement Xhaferri, i dyshuar si mbështetës i PS. Të arrestuarit janë:

1- Arbër Paplekaj;
2- Arjan Hoxha;
3- Pavlo Vuksani;
4- Emiljan Prenga;
5- Juljan Mataj;
6- Erald Guga;
7- Erjon Demushi;
8- Taulant Ymeri;
9- Roland Xhepa;
10- Nuredin Kasma.

VERITAS.COM.AL