Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i policisë, Sokol Bizhga ka prezantuar këtë të shtunë planin e masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sigurisë gjatë zhvillimit të samitit të Berlinit, që do të mbahet të hënën në Tiranë. Ai theksoi se disa rrugë do të bllokohen ndërsa do të qëndrojnë të mbyllura edhe bizneset pranë.

“Gjithashtu për garantimin dhe sigurinë e aktivitetit kemi bashkëpunuar me agjensitë e tjera të zbatimit të ligjit në vend dhe me organizma ndërkombëtare si Europol për shkëmbimin e informacionit. Po bashkojmë me bashkinë e Tiranës, Autoritetin Portual të Rinasit, policinë bashkiake, shërbimin zjarrfikës dhe qendrën spitalore të Tiranës. Për garantimin e sigurisë para dhe gjatë zhvillimit të aktivitetit, është parashikuar ky perimetër sigurie: Bulebardi Dëshmorët e Kombit, Ura e Dajtit deri tek Sheshi Nënë Tereza.
Bulebardi Bajram Curri, nga kryqëzimi në rrugën e Elbasanit deri tek Kryqëzimi Rruga Ibrahim Rugova, rruga Papa Gjon Pali II, RTSH, stadium. Rruga Ismail Qemali deri tek rruga e Elbasanit.”, theksoi mes të tjerash ai.

“Në këto akse rrugore, duke filluar nga ora 20:00 e datës 15 Tetor deri në datën 16 në orën 11:00, do të ndalohet parkimi dhe qarkullimi i automjeteve por do të lejohet qarkullimi i qytetarëve që janë rezident në ambientet e banimit brenda këtij perimetri sigurie. Të gjithë bizneset private që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë do të jenë të mbyllura.”, theksoi ai.