Ja çfarë komunikon policia mbi rrugët e bllokuara nesër në Tiranë:
Drejtoria Vendore Policisë Tiranë, ka marre masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e një marshim – proteste në datë 18 Shkurt 2017, nga ora 12:00 deri në orën 16:00, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Rrugës “Ismail Qemali” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Si rrjedhojë e këtij marshim – proteste, do të ketë bllokime të pjesshme të trafikut në segmentet rrugorë:
Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Zhan D’Ark”,
Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Bajram Curri”.
Do të ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:
Nga kryqëzimi i rrugës “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 deri në orën 16:00.
Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për sigurinë e protestës. Kërkojmë bashkëpunimin e organizatorëve për mbarëvajtjen e saj dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të protestës.
Kjo është komunikata e Policisë mbi protestën popullore nesër.
/Veritas.com.al/