(FOTO: Khuram Butt, majtas, ishte i njohur nga Policia. Djathtas: Rachid Redouane)/

Dy nga tre xhihadistët që shkaktuan terrorin në Londër të shtunën në mbrëmje, janë “emëruar” nga Policia.

Scotland Yard tha se Khuram Butt, 27 vjeç, nga Barking, në lindje të Londrës ishte i njohur nga policia dhe MI5 por nuk ishte e lehtë të identifikohej në sulm.

Vrasësi tjetër është i njohur me emrin Rachid Redouane, 30 vjeç, po nga Barking.

Të dy këta dhe një tjetër janë qëlluar për vdekje nga Policia pasi vranë shtatë persona dhe plagosen 48 të tjerë.

Të dy vrasësit kanë lindur në Pakistan.

/Veritas.com.al/