Pas dështimit të bisedimeve mbi koalicionin Gjerman, karriera politike e gjatë e kancelares gjermane, Angela Merkel, ndodhet në kërcënimin e disave që besojnë se koha si lidere e Gjermanisë po vjen drejt fundit.

Angela Merkel është kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005 dhe pavarësisht se partia e saj e Unionit Christian Democratic (CDU) arriti një rezultat rekord të ulët në zgjedhjet e përgjithshme kombëtare në Shtator, shumë besuan se ajo mund të ishte e aftë të formojë një koalicion qeveritar dhe të vazhdojë si kancelare.

Pasi Partia e Demokratëve të Lirë (FDP) dhe lideri i saj Christian Lindner shpallën fundin e bisedimeve ditën e Dielë, duke thënë se kishin një mosmarrëveshje me Partinë e Gjelbër mbi çështjen e emigracionit, e ardhmja e ‘Mama’ Merkel është bërë e paqartë. Pas kësaj u është hapur rruga spekulimeve se kush mund gtë jetë politikani që do ta zëvendësojë kancelarin Merkel.

Mes pasardhësve më të qartë janë:

Ursula von Leyen.

German Minister of Defense Ursula von der Leyen speaks on the first day of the 53rd Munich Security Conference (MSC) at the Bayerischer Hof hotel in Munich, southern Germany, on February 17, 2017

Ursula von Leyen, ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë, 53 vjeç është mes ministrave më të vjetër të kabinetit nga CDU dhe ka qenë aktive në politikë që në vitin 1999.

Nga shumë njerëz është parë si pasardhëse natyrale e Merkel.Zonja  von der Leyen është bërë e njohur nga e kaluara kur e shtyu CDU-në nga e djathta konservative drejt qendrës, madje duke ‘gjuajtur’ edhe disa politika të Social- demokratëve  (SPD). Nëse ajo zëvendëson zonjën Merkel, mund të shohim negociata për koalicion mes CDU dhe SPD të Martin Schulz, i cili deri tani nuk ka pranuar të bëjë pjesë në koalicion.

Wolfgang Schäuble.

attack

Ish ministër i Financave, Ëolfgang Schäuble është njëri nga ata me karrierë më të gjatë politike në CDU, ku përfshihen mbi katër dekada. Aktualisht, presidenti i parlamentit Gjerman Schäuble shënohet si njeriu që drejtoi politikat ekonomike të varfërisë, që e kanë prurë buxhetin në tepricë si ministër i Financave.

Pas krizës së emigrantëve të vitit 2015, Schäuble deklaroi se gjithë teprica e buxhetit e vitit 2015 mund të përdorej për të financuar shtëpi për emigrantët, për shkolla integrimi dhe kosto të tjera. Në fillim të këtij viti Schäuble rezervoi shtesave  buxhetit të viti 2016 për emigrantët, përsëri.

Në fillim të kësaj jave, Schäuble bëri thirrje për rifillimin e bisedimeve të koalicionit mes FDP dhe  SPD për të rikonsideruar krijimin  qeverisë me CDU.

 Martin Schulz

Martin Schulz proposed compulsory investment in Germany's infrastructure as part of a broader package of measures presented ahead of September's election for the post of chancellor

Martin Schulz ka propozuar investime të detyrueshme në infrastrukturën e Gjermanisë si pjesë të paketës së masave që paraqiti në zgjedhjet e Shtatorit.

Ish presidenti i Parlamentit Europian dhe lider i Social- Demokratëve, Martin Schulz përjashtoi çdo propozim për koalicion me Angela Merkel pas zgjedhjeve të Shtatorit.