Kryeministri Viktor Orbán i Hungarisë dhe kryeministri Mateusz Moraëiecki i Polonisë, kanë shpallur një ‘vit të betejave të mëdha” me establishmentin e BE gjatë një samiti në Budapest.

“Ne nuk duam të jetojmë në një perandori. Për ne, bashkimi Europian vazhdon të jetë në një aleancë të kombeve Europiane”, deklaroi Orbán, i cili mban postin e kryeministrit që nga viti 2010.

“Politika e emigracionit e BE nuk funksionon. Çfarë është më tepër, ajo jo vetëm nuk funksionon por ka dështuar në mënyrë spektakolare”, tha ai.

“Është e qartë se popujt evropian nuk e duan emigracionin, ndërsa disa liderë Europian janë akoma duke përkrahur politikën e dështuar të emigracionit.

“Pikëpamja hungareze është se ne duhet të mbrojmë kufijtë dhe se emigracioni duhet ndaluar. Ne nuk do të sjellim emigrantë këtu, por ne mund të dërgojmë ndihmë kudo ku është e nevojshme”, shtoi ai, duke iu referuar programit “Hungaria ndihmon” të vendit të tij që ndihmon vendet e origjinës nga vijnë emigrantët, por veçanërisht minoritetin Kkristian.

Veritas.com.al/