Uashington (AFP) – Sekretari i shtetit Mike Pompeo zhvilloi bisedime mbi Korenë e Veriut me homologët e tij japonezë dhe koreano-jugore përpara një samiti midis udhëheqësit të Pyongyangut dhe presidentit të SHBA, tha të hënën Departamenti i Shtetit.

Bisedat telefonike, të cilat u zhvilluan më 20 janar, vijnë pasi Presidenti Donald Trump njoftoi se një vend për samitin e tij me Kim Jong Un – i cili do të zhvillohet afër fundit të shkurtit – është vendosur.

Pompeo diskutoi “hapat e ardhshëm” për angazhimin e Koresë së Veriut me Ministrin e Jashtëm të Japonisë Taro Kono, ndërsa ai dhe Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Kang Kyung-Wha “përditësuan njëri-tjetrin” për angazhimet me Phenianin, tha Departamenti i Shtetit.

Veritas.com.al/