
Uashington (AFP) – Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo të enjten paralajmëroi Nicolas Maduro të Venezuelës kundër përdorimit të forcës në demonstratat masive, ndërsa rekomandoi mbështetje të mëtejshme ndërkombëtare për presidentin e vetë-shpallur, Juan Guaido.
“Koha për debat ka mbaruar. Regjimi i ish presidentit Nicolas Maduro është i paligjshëm, “i tha Pompeo Organizatës për Shtetet Amerikane në një takim të veçantë në selinë qendrore në Uashington.
Veritas.com.al/