Nga: IAN HANCHETT

Të enjten në transmetimin “Bill Hemmer Reports” të Fox News Channel, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo deklaroi se Partia Komuniste Kineze e dinte për transmetimin nga personi te personi te koronavirusit përpara se t’i tregonin pjesës tjetër të botës për këtë dhe atë që Organizata Botërore e Shëndetësisë “u kooptua” në përpjekjen për të fshehur njohuritë e nevojshme nga pjesa tjetër e botës.

Pompeo tha, “Ceshtja eshtë që Partia Komuniste Kineze ishte në dijeni të transmetimit njeri-me-njeri përpara se ta ndanin këtë me botën. Dhe se vetë Organizata Botërore e Shëndetit ishte bashkë- pjesëmarrëse në të njëjtën përpjekje për ti mohuar botës njohuritë e nevojshme për t’iu përgjigjur këtij kërcënimi, ndaj këtij kërcënimi nga virusi që buroi nga Wuhan, Kinë. ”

Pompeo gjithashtu deklaroi se bota aktualisht është duke ndërmarrë hapa për ta mbajtur Kinën përgjegjëse duke ndryshuar marrëdhëniet ekonomike dhe territoriale me Kinën, dhe deklaroi se, për 40 vitet e fundit, politika Amerikane, nën administrimin e të dy partive, ka qenë që të shohë anën tjetër dhe ka injoruar sjelljen e keqe të Kinës. Ai gjithashtu parashikoi që bota do të bashkohet për ta mbajtur qeverinë e Kinës përgjegjëse për mbulimin e koronavirusit, “kur ata mund të kishin parandaluar aq shumë këtë tragjedi”.

Veritas.com.al/