Tani u kthye në rit: Protestë jashë sallës së Parlamntit partitë e opozitës frymëzojnë militantët për të goditur Parlamentin, ndërsa brenda në sallë Kuvendi punon sipas agjendës. Pasi deputetëtë e partive të opozitës dorëzuan mandatet përgjithmonë, partitë aktivizuan militantët që të mos lejojnë deputetë të tjerë për të plotësuar Parlame3ntin sipas ligjit.

Nën një situatë të tensionuar jashtë sallës tre deputetë të rinj nga opozita i janë shtuar sot Kuvendit.

Ndërsa jashtë dëgjohen vuvuzelat e thirrjet kundër qeverisë, si dhe hidhen shashka, Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Kapllani janë betuar në Kuvend si deputetët më të rinj. Me betimin e tre deputetëve , Parlament tani ka 95 deputetë, 16 vetëm nga opozita.

Pak minuta para se të hynte në sallë, Gjoni, përfaqësues i LSI-së u sulmua me një shiringë me bojë jashtë banesës së tij. Gjoni u shpreh se sulmi ishte porositur nga lart, por se kjo gjë nuk do ta ndalte në qëllimet e tij.

Veritas.com.al/