![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2025/01/3c7781d316dd49058ad13011e1af0c9f-1.jpg)
Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos. Mësohet se Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhet në gjendje kome.
Gjendje e tij shëndetësore u përkeqësua menjëherë ditën e sotme, kjo e njoftuar më herët edhe nga Kisha Ortodokse. Pasi u transferua në njësinë e kujdesit intensiv ku edhe u intubua, tashmë njoftohet se kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhet në gjendje kome.
Kryepeshkopi u transportua nga Tirana në një spital të Athinës disa ditë më parë.