![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2023/08/640-0-3a23a6c1-be75-4d86-abfc-f92942d45016-770x433-1-1.jpg)
Ish kryeministri Fatos Nano vijon të qëndrojë i shtruar prej një jave në një spital privat në Tiranë. Gazetarja Gerta Vasku raporton se ish kryeministri vazhdon të jetë në reanimacion i intubuar për shkak të problemeve me frymëmarrjen dhe se gjendja nuk ka ndryshuar të paktën me një ditë më parë.
Sipas stafit mjekësor, ai është në gjendje të stabilizuar, parametrat e oksigjenimit në gjak janë përmirësuar krahasuar me ditët e para të qëndrimit në spital. Megjithatë, ish lideri socialist vijon të jetë i intubuar me frymëmarrje të komanduar dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor.
Ish lideri i PS-së vuan nga insuficenca respiratore, pamjaftueshmëri e mushkërisë për të funksionuar normalisht. Ai u dërgua në spital nga familjarët të enjten e kaluar. Nano vuan prej kohësh nga kjo sëmundje dhe në të kaluarën është paraqitur në spital për të marrë shërbimin mjekësor.
![](https://secure-ds.serving-sys.com/BurstingCachedScripts//Res/blank_1X1.gif)
Më herët, gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama dekoroi ish liderin historik të PS-së, me medaljen Yll të Mirënjohjes Publike.
“Në këto orë të vështira të luftës për jetën, lideri historik i Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, në një kohë kur Shqipëria përballej me shëmtinë e egër të një konflikti politik të nxitur nga shpirti i hakmarrjes, padijes, errësirës dhe me egërsinë e pakufishme të një kapërcimi të madh historik”, shkruante mes të tjerash kryeministri Rama.