Nga: L. Skiro

Prek Cali, burri legjendar i shekullit të fundit, po ‘dhunohet’ përsëri në simbolet e tij dhe të kombit.

Një makinë  rëndë e policisë ka shkatërruar shtëpinë e tij muze në Vermosh.

Banorët e Vermoshit dhe familjarë të patriotit Prek Calit protestuan dje pas shembjes ‘tinzare’ nga policia të mureve të Kullës muze të Prek Calit.

Banorët  dënuan ashpër ndërhyrjen e Policisë e cila me fadromë prishi muret të cilat kishin nisur të restauroheshin. “Kjo është vdekja e dytë që i ndodh Prek Calit dhe kullës së tij”, thanë banorët.

Deputeti Tom Doshi, që herët në mëngjes ka dënuar ashpër aktin e precedentë të shkatërrimit të një monumenti histroik me vlerë kombëtare, duke e quajtur ‘akt barbar që turpnon ata që i kanë marrë votën’ popullit të Vermoshit.

Prek Cali është një nga atdhetarët më të mëdhenj të kombit. Në sajë të rezistencës së tij dhe trimave që udhëhoqi, në vitet ’19 të shekullit të kaluar, u bë e mundur që trupit të atdheut të mos i shkëputej Vermoshi dhe zona të Kelmendit. Ai u vendos në pozita kundër diktaturës komuniste që me instalimin e saj në vendin tonë, dhe për këtë arsye regjimi e pushkatoi.

Shqiptarë nga Amerika bënë të mundur mbledhjen e një fondi për të restauruar Kullën prej guri të patriotit të madh Prek Cali, për ta kthyer atë në një muze. Përpjekja e shqiptarëve në diasporë erdhi për të nderuar  veprën patriotike të Prek Calit, që nga rezistenca e tij në fillimet e shtetit shqiptar, që bënë të mundur që Vermoshi të jetë pjesë e Shqipërisë, e deri në rezistencën e parë kundër komunizmit në Shqipëri, gjë për të cilën Prek Cali u ekzekutua.

Në mbështetje të protestës është angazhuar edhe PD. Kryetarit i PD-së, Anton Kokaj, mbështeti protestën e banorëve të Vermoshit duke e cilësuar aktin e policisë si çnjerëzor duke përdhosur kujtimin e patriotit më të madh të zonës së Kelmendit, Prek Cali.

Veritas.com.al/