Nga Ardit Rada
Partia Demokratike e ka gëdhirë ne dyert e SPAK. Ka depozituar aq çështje idiote saqë e përmbytën prokurorinë në fjalë dhe s’e lanë të hetojë çështje të karakterit penal. Për shkak të trysnisë politike që mund të ushtrojë, qasjes në media në çdo moment, PD e detyroi SPAK-un të merrej vetëm me pretendimet saj si forcë politike.
Dy ditë më parë SPAK u përmend në listën e premtimeve elektorale. Belind Këlliçi që ‘flinte’ me një deputete të Vlorës tek plehrat e Sharrës i ka tejkaluar pritshmëritë. Ai thotë se nëse zgjidhet kryebashkiak, do ta padisë Erion Veliajn në SPAK për inceneratorin.
Këlliçi duhet të na sqarojë se kush e pengon ta padisë Veliajn që tani dhe t’ia shtojë dosjet SPAK-ut me idiotësi?!
Pastaj të na rrëfejë pse deputetja e Vlorës doli flamurtare e plehrave të Tiranës dhe ky vetë u zhduk? Shkak pozicionimi, njëri me Berishën e tjetra me Bashën? Apo çështje interesash e prioritetesh në funksion të karrierës?
‘Primaret’ po e degjenerojnë Partinë Demokratike sikurse vetëm Sali Berisha di ta bëjë këtë punë.
Po na i prezantojnë kandidatët me premtime idiote dhe kllouna që në ‘Primare’! Mendoni se çdo të bëhet më vonë në garën reale…