-Presidenca ka reaguar sërish ashpër dhe në mënyrë fyese ndaj SHBA dhe Italisë për përplasjet në Gjykatën Kushtetuese. ‘Rruga e Elbasanit’ të çon vetëm në Elbasan!, ndërsa ambasadori italian është një ‘Agaç’- shkruan Presidenca.

Reagimi i presidencës vjen pak minuta pas thirrjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila i ftoi palët që t’i drejtohen Komisionit të Venecias për të zhbllokuar ngërçin e krijuar.

Reagimi i zëdhënësit të Presidentit:

‘Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.

Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtësi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.

Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of LaW” si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!’

Në të njëjtin mesazh, Presidenca sulmon e intimidon edhe ambasadorin e Republikës së Italisë në Tiranë. Ai shkruan:

‘Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtësi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës’.

VERITAS.COM.AL/