Presidenti Çek, Milos Zeman ka fituar mandatin e dytë pas një rezultati të ngushtë kundër rivalit Jiri Drahos.

Zoti Zeman, i cili kundërshton me forcë emigracionin dhe kritikon sanksionet e BE kundër Rusisë, mori 52% të votave duke mundur zotin Drahos, një akademik pro-BE i cili nuk ka pasur më parë asnjë eksperiencë politike.

Pjesëmarrja në votime sot, e Shtune, ka qenë mbi 66%.

Roli i presidentit Çek është influencues; zoti Zeman mund të emërojë kryeministrin dhe firmosë ligjet që kalojnë në Parlament.

Ai ka premtuar se do t’i japë mandatin e  dytë kryeministrit Andrej Babis, një miliarder biznesmen. Ai merr shansin e dytë për të pas minoranca e tij humbi votëbesimin në Parlament javën e kaluar.

Presidenca aktuale e zotit Zeman nuk mbaron deri në fund të Marsit; kështu që ai ka vendosur të ri-emërojë zotin Babis muajin e ardhshëm.

Pozita e tij e lejon gjithashtu që të emërojë bodin e bankës qendrore dhe gjyqtarët.

Veritas.com.al/