“Me autoritetin që më jepet si President nga Kushtetuta dhe ligjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë seksionin 301 të titullit 3, Kodi i Shteteve të Bashkuara, në këtë mënyrë i delegoj Sekretarit të Shtetit autoritetet e mëposhtme, me kusht që të përmbushen kërkesat e seksionit 614(a)(3) dhe seksionit 652 të Aktit të Ndihmës së Jashtme të vitit 1961 (FAA), me qëllim që të ofrohet ndihmë e menjëhershme ushtarake për Ukrainën”, njoftoi Biden në website-n e Shtëpisë së Bardhë të premten vonë mbrëma.
Kjo autorizon 350 milionë dollarë për të ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake për Ukrainën, në artikujt dhe shërbimet e mbrojtjes të Departamentit të Mbrojtjes, si dhe edukimin dhe trajnimin ushtarak, dhe për të bërë përcaktimet e kërkuara sipas këtij seksioni për të drejtuar një tërheqje të tillë.
Më herët gjatë ditës, Shtëpia e Bardhë i kërkoi Kongresit 6.4 miliardë dollarë për ndihmë humanitare për Ukrainën dhe aleatët e NATO-s, si dhe përpjekjet për të kundërshtuar sulmet kibernetike të Rusisë dhe dezinformimin në rajon.
“Siç e kanë bërë të qartë Presidenti dhe anëtarët bipartianë të Kongresit, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur popullin ukrainas ndërsa mbrojnë vendin dhe demokracinë e tyre,” tha një zyrtar i OMB për Fox News. “Në një bisedë të fundit me ligjvënësit, administrata identifikoi nevoja për ndihmë shtesë humanitare, sigurie dhe ekonomike të SHBA për Ukrainën dhe partnerët e Evropës Qendrore për shkak të pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë. Administrata do të vazhdojë të koordinohet ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë evropianë për të vlerësuar nevojat në terren dhe të qëndrojë në kontakt të ngushtë me Kongresin ndërsa këto nevoja evoluojnë.”
Fox-it i është thënë se disa nga paratë mund të futen në faturën e shpenzimeve në pritje, por shumica e fondeve do të bien në buxhetin e Presidentit Biden.