Presidenti çek Millosh Zeman ka vizituar të martën Beogradin, ku u takua dhe me presidentin serb Alaksandër Vuçiç.

Zeman u shpreh edhe një herë se ishte kundër njohjes së Kosovës që tashmë është bërë nga vendit i tij. Ai tha: “Unë nuk mund të imponojë pozicionin tim, por ajo që mund të bëjë është që të japë një muaj kohë për konsultime të autoriteteve, rreth asaj nëse është e mundur ta tërheqim njohjen”.

Zeman ritheksoi se shpreson që të marrë mbështetjen e ministrit të mbrojtjes, Lubomir Mentar, për këtë iniciativë. Mentar më parë, ka deklaruar se vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës ishte një gabim diplomatik.

Nga ana tjetër, kryetari i senatit çek, Jaroslav Kubera, u shpreh për mediat vendase se ideja e presidentit për tërheqjen e njohjes së Kosovës, është joreale.

“Presidenti mund të thotë çfarë të dojë, por nuk është ai që mund të bëjë diçka. Do të ishte debat i madh për asgjë”.

Sipas tij, Zeman i bëri këto komente vetëm për t’iu pëlqyer serbëve.

Republika Çeke është ndër 22 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur Kosovën.

Veritas.com.al/