
Katër ditë përpara votëbesimit në parlament, presidenti Bajram Begaj dekretoi 16 ministrat e kabinetit Rama 4.
Për “Diellën” nuk ka një dekret të posaçëm, por në nenin dy të dekretit për Edi Ramën thuhet se kryeministri do të ketë detyrë edhe ngritjen dhe funksionimin e ministrisë virtuale, Diellës nga Inteligjenca Artificiale.
Të enjten dhe të premten, parlamenti pritet të mblidhet në një seancë maratonë, ku Edi Rama dhe skuadra e tij qeverisëse do të prezantojnë prioritetet për katër vitet e ardhshme.
Pas kësaj, Edi Rama, së bashku me 16 ministrat do të kthehen në presidencë për tu betuar me dorën mbi kushtetutë.
Në Asamblënë e Partisë Socialiste, Edi Rama rikonfirmoi nr 2 të qeverisë Belinda Ballukun, e cila do të mbajë edhe postin e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës. Në të njëjtat pozicione u rikonfirmuan dhe ministrat Ibrahimaj, Vengu, Malaj, Dhuka dhe Pirdeni.
Për herë të parë, në krye të punëve të brendshme do të jetë një grua, Albana Koçiu ndërsa punët e jashtme do të drejtohen nga Spiropali. Në krye të drejtësisë është emëruar Besfort Lamallari ndërsa dy ish kryebashkiakë I janë bashkuar kabinetit qeveritar./abcnews.al