Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas mbledhjes së Komisionit Hetimor që vendosi të thërritet kreu i Shtetit në 6 shtator për t’u pyetur në lidhje me shkeljet që pretendon PS se ai i ka kryer për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Ai i kujton maxhorancës edhe njëherë dekretin e 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore.
“Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë. Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj.
Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!”, shkruan presidenti Meta.
Veritas.com.al/